Ekspozita “Kroacia dhe Shqipëria nga ajri”


albanija-iz-zraka

16. 03. 2011

Në galerinë” Zvonimir”të Ministrisë së Mbrojtjes së R. së Kroacisë, më 9 mars 2011, Ministri i Mbrojtjes, zoti Davor Božinović hapi ekspozitën fotografike të autorëve Nenad Reberšak e Alket Islami me temë: “Kroacia dhe Shqipëria nga ajri”

Hapjen e ekspozitës e mundësuan Ministria e Mbrojtjes së R. Kroacisë dhe Ambasada e R. së Shqipërisë, nën patronazhin e Kryministres kroate znj. Jadranka Kosor, në kuadrin e dy vjetorit të pranimit në NATO të dy vendeve mike. Këtë projekt e mbështetën dhe financuan edhe Këshillat e pakicës kombëtare shqiptare të qytetit dhe prefekturës së Zagrebit, si dhe Bashkësia e shqiptarëve të Zagrebit.

Ministri Božinović, duke hapur ekspozitën, kujtoi energjinë e papërshkruar që Shqipëria dhe Kroacia investuan në realizimin e qëllimit politik e strategjik-anëtarësimin në Aleancën e Atlantikut Verior. Kjo ekspozitë kujton atë moment të rëndësishëm historik, por edhe një shtytje në marrëdhëniet e mira kroato-shqiptare.

Ambasadori i R.Shqipërisë, shkëlqesia e tij, zoti Pëllumb Qazimi u shpreh se, autori Nenad Rebešak dhe Alket Islami kanë bërë përpjekje të mëdha artistike për të na dhënë një vështrim të jashtëzakonshëm të bukurive të dy vendeve mike. “ Pamjet nga ajri, që janë pasqyruar në fotografitë e ekspozuara, theksoi në fjalën e tij Alket Islami, zbulojnë të njëjtat tablo gjeografike si dhe, shumë ngjashmëri në mes Kroacisë dhe Shqipërisë”.

“Të jesh i lirë si zogu – tha Nenad Reberšak – është kjo ajo, që unë dhe Alketi përjetojmë, duke fotografuar nga ajri. Ndaj, vendosëm që këtë ndjenjë ta ndajmë me ju”. Ekspozita është vizituar nga njërëz të të gjitha niveleve, artistë, studentë, si dhe nga njerëz të thjeshtë kroatë e shqiptarë.

Aktivitete të radhës


Ta njohim vetën