Ekspozite e veshjeve kombetare shqiptare te ruajtura ne familjet shqiptare ne Kroaci


IMG_0547

28. 11. 2015

Diten e premte me 27 nentor 2015, ne „Novinarski Dom“ u mbajt ekspozita “Veshjet kombetare shqiptare te ruajtura ne familjet shqiptare ne Kroaci” dhe koncerti me kenge te vjetra qytetare shqiptare.
Salla e madhe ishte e mbushur me te interesuar, si anetare te pakices shqiptare, ashtu edhe qytetare kroate.
Ne salle ishin paraqitur veshjet origjinale shqiptare te vjetra mbi 100 vjet si dhe postere me kompozime te detajeve te ketyre veshjeve.

Ne emer te organizatoreve: Shoqata kroato – shqiptare, Keshilli i pakices kombetare Shqiptare dhe Unionit te Shqiptareve ne R. e Kroacise, pershendeti znj. Mirjam Deponte dhe uroi shqiptareve diten e pavaresise. Ajo pershendeti te pranishmit dhe ne menyre te veçante te ftuarit e nderit; Ambasadorin e R.se Shqiperise , z. ilir Melo, Amasadoren e R. se Kosoves znj.Shkendije Geci Sherifi, Ambasadoren e R. se Kroacise ne Shqiperi znj. Sanja Bujas Juraga, Zv Ministrin e diaspores z.Sahit Krasniqi, dhe Keshilltarin e Ministrit te Diaspores se Republikes se Kosoves. z.Sami Behrami, Udheheqesin e Misionit katolik ne R. e Kroacise don Albert Kristen dhe perfaqesuesit e shoqatave shqiptare dhe kroate te pranishem ne salle.

Znj. Deponte beri prezantimin e katalout me te njejtin titull “Veshjet kombetare shqiptare te ruajtura nga familjet shqiptare ne Kroaci“ ne tre gjuhe: shqip, kroatisht dhe anglisht dhe ne fjalen e saj theksoi se veshjet kombetare te ruajtura jashte kufijve etnike i tejkalojne vlerat kulturore , artistike, dhe shpirterore dhe marrin dimensionet e identitetit kombetar qe duhet ruajtur brez pas brezi.

Fjala shoqerohej me fotografi te katalogut te treguara ne projeksion. Etnologia dhe sociologia kroate Ivanka Ivkanes, mbajti temen “Nga trashegimia kulturore shqiptare” Me nje eksperience pune si etnologe ne Kosove per afro 4 vjet ajo analizoi ne menyre profesionale etnografine si pjese e historise, kultures dhe tradites shqiptare.

Ligjeruesi tjeter, artisti Z.Lazer Rrok Lumezi, foli per fushen ne te cilen eshte nje nga mjeshtrat e shquar ne Kroaci: “Stolite ne veshjet kombetare.” Kompetencen e tij profesionale e shprehu jo vetem nepermjet fjales dhe shpjegimeve por edhe me ilustrime te paraqitura me projeksion. Ekspozita ja arriti qellimit te saj qe te sensibilizoje shqiptaret se kete pasuri kulturore duhet ta njohim, kuptojme, nderojme si simbol te perkatesise kombetare, dhe ta ruajme per brezat e ardhshem. Ekspozita e fotografive me veshje kombetare shqiptare qe shoqeroi kete ekspozite eshte e hapur per vizitoret nje jave ne “Novinarski dom”

Aktivitete të radhës


Ta njohim vetën