U mbajt Dita e Kordinacionit të këshilleve të pakicave të qytetit të Zagrebit
14. 12. 2015
Me datën 13 Dhjetor 2015, në orën 12:00, në sallën koncertale Vatroslav Lisinski në Zagreb (Trg Stjepana Radića) u mbajt manifestimi “Dita e Kordinacionit të këshilleve dhe përfaqësuesve të pakicave të qytetit të Zagrebit”.
Programi:
- – Fjalët përshëndetëse:
kryetari i Kordinacionit, z. D.Mišković
kryetari i Këshillit për pakicat kombëtare të Kroacisë, z. A.Tolnauer
kryebashkiaku i qytetit të Zagrebit, z. M.Bandić
- – Recitim i poezive nga 19 kryetarët e këshillave dhe përfaqësive të pakicave të Zagrebit
- – Dorezimi i kartelës me tekstin orgjinal të poezisë ambasadorëve
- – Pjesë muzikore – këndon trio “Zorja”
- – Koktej
Ishin të ftuar dhe të pranishem:
- – Ambasada e Shqipërisë, Sh.T, z. Ilir Melo
- – Ambasada e Kosovës, Sh.S., znj. Shkendije Geci-Sherifi
- – Ministri i Diasporës së R. së Kosovës, z. Valon Murati
- – Ambasada e Bosnje Hercegovinës – Sh.S., znj. Renata Paškalj
- – Ambasada e Malit te zi, z. Milovan Lučić
- – Ambasada e Çekisë, Sh.T. Martin Košatka
- – Ambasada e Hungarisë, Sh.T. z. Jozsef Magyar
- – Ambasada e Maqedonisë, Sh.T. znj. Daniela Karagjozoska
- – Ambasada e Indisë
- – Ambasada e Slovenisë, z. Marko Rakovec
- – Ambasada e Srbisë, znj. Ksenija Đukić
- – Ambasada e Bugarisë, Sh.T.dr.Tanja Dimitrova
- – Ambasada e Gjermanisë
- – Ambasada e Polonisë, z. Janusz Tatera
- – Ambasada e Rusisë, z. Viacheslav Kondakov i znj.Irina Kondakova
- – Ambasada e Slovakisë, znj. Iveta Mesiarikove, konzull
- – Ambasada e Italisë, znj. Sanja Pintarić
- – Ambasada e Ukrainës, Sh.T.z. Oleksandar Levčenko
- – Ambasada e Izraelit, Sh.S., znj. ZINA KALAY KLEITMAN
- – Kryebashkiaku z. Milan Bandić
- – z.Aleksandar Tolnauer
- – Anetarët e të gjitha këshilleve të Zagrebit
Pas fjalëve përshëndetëse, evenimineti u hap me këngën vlonjate “Mё jepё njё pikё ujё” të kënduar nga trio kroat “Zorja” në përbërje të këngëtareve Marjana Kremer, Tatjana Glasnović dhe Maja Ivanković dhe të përcjellur nga instrumetalistët profesional, Jimmy Matešić dhe Nikola Švenda. Incizuar nga z.Shuip Ziberi
Pastaj filloi recitimi i poezisë në shqip, u lexua poezia “Mall” e Ismail Kadaresë nga Kryetarja e pakicës hebreje, znj. Sonja Zoričić Tabaković. Poezia e nëshkrar nga zonja Sonja Zoričić Tabaković i’u dorëzua Sh.T, z. Ilir Melo.
Poezia ukrainase “Zapovit” (Testamenti) e autorit T. Shevqenko, e recituar nga kryetari i Këshillit të pakicës kombëtare shqiptare të qytetit të Zagrebit z. Shuip Ziberi.