U promovua libri Dritaren lëre hapur


dritaren-lere-hapur

10. 03. 2011

Në shtëpinë e malazezëve, në Zagreb, më 3 mars 2011, u promovua libri “DRITAREN LËRE HAPUR” panoramë e krijimtarisë letrare të shqiptarëve nga Mali i Zi, projekt i përbashkët i Bashkësisë kombëtare të malazezëve të Kroacisë dhe Qëndrës së Mërgimtarëve të Malit të Zi. Promovimin e realizoi QMMZ në bashkëpunim me Këshillin e pakicës kombëtare shqiptare të qytetit të Zagrebit.

Të ftuar ishin: ambasadori i R.Shqipërisë, z. Pëllumb Qazimi, sekretari i parë i ambasadës së Malit të Zi, z.Branislav Karadžić, i deleguari i Bashkisë së Zagrebit, z. Duško Ljuština, Kryetari i Qarkut të Zagrebit, z. Damir Mikuljan, drejtori i QRZHKM të Malit të Zi, z. Mirsad Mulić, si dhe përfaqësues të këshillave e shoqatave shqiptare e malazeze të qytetit dhe prefekturës së Zagrebit.

Për librin folën: dr.sc. Radomir Pavićević, prof.dr. Milan Vukčević, përkthyesi i librit Qazim Muja , redaktori Zuvdi Hoxhiqi e moderatori Danilo Ivezić. Poezitë nga libri i lexoi Milanka Bulatović dhe Leonard Hamitaj.

Libri është përbledhje e punimeve letrare të 12 autorëve shqiptarë të Malit të Zi: Esad Mekuli, Nol Berisha, Redxhep Qosja, Idriz Ulaj, Zuvdi Hoxhiqi, Aslan Bisha, Ibrahim Berjashi, Mehmet Kraja, Basri Çapriqi, Haxhi Shabani, Anton Berishaj, Anton Gojçaj. Midis tyre janë 4 akademikë si: Mekuli, Qosja, Hoxhiqi, Kraja, krijimtaria e të cilëve i kalon kufijtë e gjuhës dhe kulture së tyre.

Autorët me këtë përmbledhje kanë dashur të tregojnë se, çfarë thesari shpirtëror zotëron Mali i Zi, siç shkruhet dhe në parathënien e librit: „ Fati i shqiptarëve në Malin e Zi është i pandashëm nga fati i malazezëve dhe i Malit të Zi. Të ngjashëm në shumëçka, të ndryshëm vetëm për nga gjuha që flasin dhe shkruajnë, malazezët dhe shqiptarët, mbi principet e njëjta etike kanë formuar edhe raportet ndaj botës, jetës dhe njerëzve.“

Aktivitete të radhës


Ta njohim vetën