Koncert duo Petrit Çeku dhe Klaidi Sahatçi


petrit ceku - klaidi sahatci

01. 12. 2015

Me rastin e përvjetorit të 103 të Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë, Këshilli i pakicës kombëtare shqiptare të qytetit të Zagrebit organizoi më 30 nëntor 2015, në sallën e madhe të Institutit Kroat të Muzikës, koncertin me muzikë klasike të duos, Petrit Çeku, kitarist e Klaidi Sahatçi,violinist. Muzikantët e njohur shqiptarë sollën vepra të kompozitorëve të njohur botërorë për një audiencë të gjerë. Koncertin e ndoqën edhe ambasadorja e Repubikës së Kosovës në Kroaci, znj. Shkëndije Geci-Sherifi, kryetarë të këshillave e shoqatave të pakicave kombëtare të Zagrebit. Koncerti u realizua nën përkujdesin e profesorit Xhevdet Sahatxhija.

Petrit Çeku nga Prizreni (Kosovë) u diplomua në vitin 2008 në Akademinë e Muzikës në Zagreb dhe më pas studioi me Manuel Barrueco në Konservatorin Peabody në Baltimore (SHBA). Ai ka marrë pjesë në të gjithë Evropën dhe Amerikën e Veriut me recitale dhe si solist i shoqëruar nga orkestra simfonike si: Orkestra Simfonike Allentown, Orkestra Simfonike e Baltimorës, Orkestra Cameriale e Filarmonisë së Çekisë, Orkestra e Shën Petersbugut, Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar dhe Filarmonitë e Kosovës dhe Zagrebit. Gjatë karierës së pasur ka fituar nëntë çmime të para në garat ndërkombëtare të kitarës, duke përfshirë konkursin Christopher Parkening në Malibu (2012, SHBA), Schadt në Allentown (2011, SHBA), Maurizio Biasini në Bolonjë (2011, Itali) dhe konkursin e Michele Pittalug në Alessandria (2007, Itali). Në vitin 2008 ai u nderua me çmimin vjetor “Muzikanti i Ri i Vitit” dhënë nga Filarmonia e Zagrebit.

Klaidi Sahatçi nga Tirana u diplomua me sukses për violinë në 1994, ku iu dha mirënjohje nga Konservatori “G. Verdi” i Milanos. Më vonë u specializua në Akademinë “W. Stauffer” në Kremona dhe Lion. Klaidi Sahatci debutoi shumë i ri me Orkestrën Simfonike të Radio Televizionit Italian në Milano. Si solist ai është prezantuar me orkestra të mëdha duke përfshirë: Orkestrën Tonhalle Cyrih, Orkestrën Italiane të Zvicerës, Orkestrën Kombëtare të Lionit, Orkestrën për muzikë dhome të Zurihut, Virtuosët italianë, Cameristi Scale, Orkestrën Kombëtare të Kilit. Si pjesë e muzikës orkestrale ka fituar disa konkurse ndërkombëtare nga viti 1995 deri në vitin 2001 në vendin “ Violinë Solo” e Orkestrës Kombëtare të Lionit; në 2001 -2004 zëvendës violinë e Orkestrë Italiane të Zvicerës, 2004-2007 maestro i parë për Orkestrën e Dhomës të Zurihut; 2007 -2009 violina zëvendësuese në Orkestrën e Teatrit të Skalës dhe Orkestrës Filarmonike të Milanos, dhe në vitin 2009 maestro i parë i Orkestrës Tonhalle të Zurihut. Ai është profesor i violinës në Shkollën Universitare, në Konservatorin e rajonit italian të Zvicerës. Ai ka regjistruar për Mezzo, CLC, France3 dhe TLM në Francë, Radio Rai në Itali, DRS dhe RTSI Zvicër dhe Gasparo Records në SHBA.

Shkruan: M.O.