Takim me ministrin e drejtësisë të Republikës së Maqedonisë Blerim Bexhetin


11. 01. 2012

Gjatë vizitës së zyrtare në Republikën e Kroacisë, delegacioni i Republikës së Maqedonisë i udhëhequr nga Presidenti Gjorge Ivanov, pjesë e të cilit ishte dhe Ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti realizoi takime me zyrtarët të lartë shtetërorë kroatë. Ministri Bexheti me homologun i tij Dražen Bošnjaković nënshkruan në fushën juridike marrëveshjen për ekstradim.

Gjithashtu, Ministri Bexheti më 1 nëntor 2011 në Zagreb, i shoqëruar nga shefi i kabinetit të tij, Bashkim Ameti u takua me përfaqësuesit e Këshillit te pakicës kombëtare shqiptare të qytetit të Zagrebit, ku u prit nga anëtarët e Këshillit të kryesuar nga kryetari dr. Gzim Rexhepi. Në këtë takim ishin të pranishëm dhe ministëri-këshilltar i ambasadës së Maqedonisë, Rexhep Saliu, si dhe kryetari i Këshillit të pakicës kombëtare shqiptare të Prefekturës së Zagrebit, Mehmetali Zenuni.

Në bisedën e ngrohtë dhe vëllazërore përfaqësuesit e Këshillit i bën të njohur Ministrit funksionet, veprimtarinë e qëllimet e Këshillit, ndër të cilat janë: mbrojtja dhe afirmimi i interesave të pjestarëve të pakicës shqiptare në përputhje me dispozitat e Ligjit Kushtetues mbi të drejtat e pakicave kombëtare dhe ruajtja e pasuruimi i mëtejshëm i identitetit e kulturës sonë shqiptare.

Anëtarët vazhduan bisedën lidhur me problemet e shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni, një ndër të cilat është dhe moszbatimi i të drejtës së përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare për komunikim në zyrat rajonale të pushtetit qëndror, në bazë të Marrëveshjes së Ohrit.

Madje, kryetari Gzim Rexhepi theksoi se ardhja e Ministrit të Drejtësisë në zyrën e Këshillit jo vetem që është nje kënaqesi dhe nder i madh për ne, por ka dhe një domethënie të vecantë pasi Këshilli i ri i sapo zgjedhur është në fillimet e punës dhe vizita e një ministri të drejtësisë sjell mbarësi në punën e tij të ardhëshme katërvjeçare.

Aktivitete të radhës


Ta njohim vetën