Ditët e filmit shqiptar, prej 5 deri 7 Prill 2016


dani-albanskog-filma

22. 03. 2016

Ambasada e Republikës së Shqiperisë në Zagreb, Këshilli i pakicës kombëtare shqiptare të qytetit të Zagrebit dhe Shoqata Kroato Shqiptare, së bashku organizojnë manifestimin kulturor “Ditët e filmit shqiptar” në datat 5-7 Prill 2016.Ky është një aktivitet që për herë të parë zhvillohet në Zagreb. Ai do të mbahet në Kino Europa, në qendër te Zagrebit , Varšavska ulica 3, që është simbol i kinemasë tradicionale në Zagreb që nga vitet 20 të shekullit të kaluar.

Pesë filmat e zgjedhur që do të çfaqen në ditët e filmit shqiptar, janë filma me temë shoqërore dhe një komedi e shkruar nga shkrimtari i njohur shqiptar i viteve 30-të Anton Zako Çajupi.
Të gjithë filmat janë në gjuhën shqipe dhe me titra anglisht. Këto filma janë paraqitur në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare dhe janë vlerësuar me shumë çmime.

Natën e parë do të çfaqet filmi Bota me regjizorë dhe skenaristë, Iris Elezi dhe Thomas Logoreci dhe ka fituar 13 çmime.

Në dy filma „Gjallë“ (Alive) dhe Shqiptari (The Albanian) rolin kryesor e luan aktori i njohur shqiptar Nik Xhelilaj, i cili është i njohur edhe në Kroaci me rolin e figures kryesore Winnetou në filmin me të njëjtin titull sipas romanit të Karl Maya-s, të xhiruar sërish në Kroaci në vitin e kaluar.

Një nga qëllimet e organizimit të ditëve të filmit shqiptar është që ti bëjë të mundur pakicës kombëtare shqiptare në Zagreb dhe më gjërë, të shijojë filmat shqiptarë në ekranin e madh , dhe të ndihet krenare për arritjet e kinematografisë shqiptare bashkëkohore.

Titrat e filmave në gjuhën angleze, gjuhë që në ditët tona është e kuptueshme nga shumica e popullsise, sidomos të rinjtë, i japin mundësi te gjithë dashamirësve të artit të kinematografisë të shikojnë dhe të shijojnë për herë të parë filmat shqiptarë.

Në këtë mënyrë edhe filmat shqiptarë do të renditen me dinjitet, me filmat e vendeve të tjere që e zhvillojnë këtë manifestim në mënyrë tradicionale.